Arrestimi i Veliajt/ Rama: Uroj të jetë një lajthitje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku tha se drejtësia po heton me metoda të Sigurimit të Shtetit. Duke nënkuptuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, por njëherësh duke folur për zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se uron që jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor. Ai shtoi se drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet profesionale.

“Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar. Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.

Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet. Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top