Shia LaBeouf ka folur për herë të parë pas arrestimit të tij për dy akuza sulmi, duke dhënë versionin e tij të ngjarjeve.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në një intervistë për Channel 5, të drejtuar nga Andrew Callaghan, LaBeouf shpjegoi se urdhri i gjykatës për tu rikthyer në rehabilitim nuk lidhet me varësinë nga alkooli, por me sfida të tjera personale.
“Duhet të merrem me këtë. A do të thotë kjo se duhet të shkoj sërish në rehabilitim? Thjesht nuk jam gati për këtë. Nuk mendoj se përgjigjet e mia janë aty. Nuk mendoj, sinqerisht nuk mendoj kështu. Nëse do ta besoja vërtet, do të shkoja. Nuk mendoj se kam problem me alkoolin,” tha ai.
LaBeouf shpjegoi se, sipas tij, problemi lidhet më shumë me menaxhimin e zemërimit dhe egos sesa me pirjen: “Mendoj se kam një problem tjetër dhe do të merrem me të. Besoj se lidhet më shumë me zemërimin dhe egon, por po përpiqem ta kuptoj,” shtoi aktori.