Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, është pyetur nga gazetarët lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Ajo u shpreh se nuk komenton vendimet gjyqësore, duke shtuar më tej se BE punon me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale.
Presidentja e KE tha se procesi i integrimit në BE varet nga merita dhe puna e çdo vendi, duke theksuar më tej se tashmë Shqipëria po tregon që gjërat kanë ecur shpejt.
“Procesi varet nga merita e çdo vendi, kjo është e rëndësishme për vendet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, tregon që gjerat kanë ecur shpejt”, tha ajo.
Ursula von der Leyen: Unë nuk do të bëj komente për vendimet gjyqësore. Ne punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale. Procesi varet nga merita e çdo vendi, kjo është e rëndësishme për vendet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, tregon që gjerat kanë ecur shpejt dhe nëse ecin siç duhet në ndoshta do hapin të gjithë grup kapitujt deri vitin e ardhshëm. Duhet bërë gjithë puna për të qenë vend anëtarë dhe kjo varet nga puna e çdo vendi.