Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës/ Balla: PS nuk është zyrë avokatie, përgjegjësitë personale

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur para gazetarëve në lidhje me arrestimin e kreut të bashkisë së Bulqizës. Ai u pyet pas mbledhjes se Kryesisë. Balla tha PS-ja nuk është zyrë avokatie për askënd. Po ashtu, deputeti shtoi se në politikë përgjegjegjësite janë personale.

“Nuk ka asnjë koment nga ana jonë. PS nuk është zyrë avokatie për askënd.Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre. Po është e vërtetë që qoftë kryebashkiaku i Bulqizës apo ai i bashksë Lushnje dy vite më parë janë arrestuar nga SPAK për problemet e tyre me drejtësinë e në të dy rastet PS ka mbajtur qendrimin e saj.

Në SHBA, FBI shkon në shtëpinë e Presidentit Joe Biden, unë nuk di ti thotë dikush PD amerikane a mbani ju përgjegjësi pse FBI bastis banesn e presidentit. Do ju kërkoja të kuptoni qartë që në politikë përgjegjësitë janë personale.”, tha Balla.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top