Mbreti Charles ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor, nën dyshimin për shpërdorim detyre dhe sjelle të keqe në detyrën publike. Mbreti Charles thekson se arrestimi i tij tani pasohet nga një proces ku çështja do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente.
Mbreti deklaron se autoritetet kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë dhe të sinqertë të familjes mbretërore britanike.
Deklarata e Mbretit Charles:
Kam mësuar me shqetësim të thellë lajmet rreth Andrew Mountbatten-Windsor dhe dyshimet për keqmenaxhim në detyrën publike. Tani do të ndiqet një proces i plotë, i drejtë dhe i duhur, për të cilin çështja do të hetohet në mënyrën e përshtatshme dhe nga autoritetet kompetente.
Siç kam thënë më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë. Le të bëj të qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e tij. Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë të shpreh koment të mëtejshëm mbi këtë çështje. Ndërkohë, familja ime dhe unë do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë për ju të gjithë.