Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit me urdhër të SPAK të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas bluve, Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ilir Metës, 55 vjeç.
Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit sqaron se ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës. Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M, vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti.
Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht”, thuhet në deklaratë.
Arrestimi i Metës/ Reagon Lulzim Basha: Kambanat po bien për Edi Ramën!
“Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë”, mbyllet deklarata, teksa më herët PL deklaroi se ndaj Metës është ushtruar dhunë dhe se është tërhequr zvarrë, e se nuk ka bërë rezistencë.