Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në lidhje me vendimin e gjykatës për të lënë në burg kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri për Himarën. Po ashtu, ministrja ka përmendur edhe reagimin e ministrisë së jashtme greke, e cila e konsideroi vendimin si akt skandaloz.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i bëri thirrje Athinës zyrtare që të përmbahet. Ajo këmbënguli se këto deklarata që nuk respektojnë institucionet e pavarura shqiptare.
“Është thuajse e pamundur të kuptohet se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër të lirë dhe zgjedhje të ndershme.
Nuk e kuptojmë se si shtetasi grek e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”, shkruan Xhaçka.