Arrestimi i Belerit, reagon Rama: Sprovë për drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndalimin e Fredi Belerit me urdhër të SPAK, nën akuzën për shitblerjen e votave. Rama thotë se kjo është një sprovë për drejtësinë, dhe se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar.

“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!”, shkruan Rama, i cili më herët ka pritur dhe një telefonatë nga ministri i jashtëm i Greqisë Niko Dendias. Ky i fundit duket se i ka kërkuar llogari Ramës për ndalimin e Belerit.

“Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, deklaron më tej Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top