Arrestimi i Belerit/ Reagon Mitsotakis: Ngjarje e shëmtuar, lirojeni menjëherë

Arrestimi i kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ka ngjallur reagime të forta të Athinës zyrtare

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis e quajti arrestimin e Belerit një ngjarje të shëmtuar, dhe u shpreh se Athina zyrtare nuk do të tolerojë shkeljen e ligjit për këtë rast.

Duke i kujtuar Shqipërisë se për integrimin në BE duhet të përmbushë standardet, Mitsotakis kërkoi lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve

“Dua të flas për një ngjarje jashtëzakonisht të shëmtuar që ndodhi ne Shqipëri, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri. Nga Lesbos, t’i dërgoj një mesazh vendit mik Shqipërisë: Zbatoni ligjin dhe mbroni të drejtat e pakicës greke!

Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ajo ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, deklaroi Mitsotakis.

Ai theksoi se në zgjedhjet në Greqi duhet të fitojë partia Demokracia e Re, vetëm kështu sipas tij Greqia do të mundet të dërgojmë mesazhe të fuqishme tek të gjithë fqinjët, mesazhe të një vendi i fortë, me vetëbesim e siguri.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top