Arrestimi i Ballukut/ Berisha: Te hetuesi duhet të shkojë si qytetar i thjeshtë

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me aleatët. Ai deklaroi për mediat se opozita mbështet drejtësinë që vepron drejt.

“Mbështes plotësisht ata që zbatojnë ligjin në këtë vend. Opozita ke qenë e përcaktuar për shtetin ligjor. Opozita qëndron kundër çdo dhunë e shkelje. Opozita nuk ka organizuar dhunë ndaj organeve të drejtësisë. Narkoshteti shqiptar Edi Rama me Erion Veliaj rrethuan dhe dhunuar prokurorë gjykatës e hetues kur doli para gjyqit hajduti i tretë më i madh i vendit. Denoncoj çdo kërcënim ndaj punonjësve të zbatimit të ligjit dhe familjarëve të tyre.

Prokuroria po sulmon gratë e shteti dhe kjo sipaa ti do çojë vendin në luftë. Dhe kjo që po ndodh është tipike për një narkoshtet. Mos harroni një zv.kryeministër pa kërkuar prokuroria, pa paraqitur kërkesë për hetim dorëzoi mandatin dhe postin. Ky është ilir Meta sapo doli një dokument i manipuluar dhe falsifikuar nga Rama. Te hetuesi duhet të shkojë si qytetar i thjeshtë. Fatmir Mediu për një çështje që ishte e aparatit ushtarak dhe dorëheqje. Ilir Rusmajli u shkarkua brenda 24 orëve për qëndrimin që mbajti ndaj drejtorit që dënonte korrupsionin. Rusmajli ishte bashkëpunëtori im i afërt”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top