Arrestimi i 5 serbëve në Kosovë, Vuçiç: Po na provokojnë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të 5 shtetasve serbë në Kosovë, nën akuzën e krimeve të luftës.

Teksa kritikoi ashpër ndërkombëtarët për heshtjen, lideri serb deklaroi se autoritetet e Kosovës po vijojnë me provokimet e tyre në shtëpitë e çdo serbi.

“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës.

Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh,” deklaroi Vuçiç në një konferencë për shtyp.

Prokuroria Speciale e Kosovës, këtë të shtunë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Luftës, si dhe në koordinim me institucionet e sigurisë e gjykatën kompetente, ka udhëhequr një aksion, i cili ka rezultuar me arrestimin e ndalimin e pesë personave të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte.

Në kuadër të këtij aksioni janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se në bashkëpunim edhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top