Arrestimi Breçanit/ Ish-drejtori i Policisë do shihte ndeshjen, u ndalua te stadiumi ‘Air Albania’

Mbrëmjen e kaluar përfundoi në pranga ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Ai u vu në pranga pas një operacioni të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër arreste, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.

Në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit. Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni.

Ndërsa Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top