Arrestimet te Bujqësori/ Rektori Sallaku: Nuk mbroj askënd që mund të ketë abuzuar

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të cilën merr pjesë rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Në fjalën e tij, Sallaku u shpreh se lajmin për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj anëtarëve të administratës dhe stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, e mori vesh nga mediat. Sallaku deklaroi se nuk komenton vendimin e drejtësisë, teksa shtoi se beson se do të ketë një proces të ndershëm.

“Jam këtu në grupin e mazhorancës qeverisëse, nuk është e rastësishme, mund të dilja edhe në konferencë shtypi, por nuk duhet të shkëputet asgjë nga konteksti, e kam detyrim për stafin akademik, për studentët, për prindërit, për partnerët. Unë dua t’ju bëj me dije që dje, edhe unë e kam marrë vesh nga media, kam mbledhur asamblenë akademike të UBT, kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj faktin që nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë. Ne besojmë që do ketë proces të ndershëm. Besoj që shumica e pedagogëve të mi i përkasin njerëzve të ndershëm. Asnjë proces nuk e zhbën realitetin në UBT. Çdo koleg që është pjesë e masave të ndryshme që janë dhënë dje, duke filluar nga dje ka filluar beteja për të pastruar emrin e vet. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar. Kam shumë besim se Universiteti Bujqësor do të ringrihet.”, theksoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top