Arrestimet në Universitetin Bujqësor/ Rama: Masa pa gjyq, rektori flet nesër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 24 masat e lëshuara me kërkesë të SPAK për stafin e pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës. Rama thotë se janë masa pa gjyq, ndërsa rektori Fatbardh Sallaku, nesër do jetë në një seancë dëgjimore në grupin e PS në orën 09:00.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë. Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, shkruan Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top