Arrestimet e paligjshme/ Gjykata liron 19 protestuesit e 24 janarit

Gjykata e Tiranës liroi sot nga qelia me masën ‘detyrim paraqitje’ 19 qytetarët e arrestuar pas protestës së 24 janarit të thirrur nga opozita para kryeministrisë.

Megjithëse për 5 prej tyre prokuroria kërkoi arrest në burg dhe për 5 të tjerë arrest në shtëpi, togat e zeza i liruan të gjithë të rinjtë me masën detyrim paraqitje.

Protestuesit e arrestuarit, liruar nga gjykata

Ergi Shkurta
Ervis Mirashi
Ardian Toli
Sali Saraci
Besnik Bali
Leonard Xhabexhiu
Rei Hasku
Alket Toska
Edison Huli
Blendi Spaho
Elton Hoti
Roni Bizhoti
Hamza Cani
Tomas Koja
Ardian Lici
Anduel Lleshi
Anastas Mema
Alan Lika
Klodian Bajrami

Avokatja Eda Grimçi tha se arrestimet ishin të paligjshme. “Pasi u njohëm me dosjet, pamë që nuk kishte asnjë provë ndaj tyre. Bëhej fjalë për prova të marra nga pamje filmike, që nuk kishin lidhje me të arrestuarit. Por edhe kjo ishte vetëm për 5 raste, për 14 raste të tjera nuk kishte as pamje filmike, as foto, por kishte vetëm një raport shërbimi ku në një rast firmosin 4 oficerë policie dhe në një rast 7 vetë dhe këto konsideroheshin si provë. Por këto nuk mund të konsiderohen të tilla, pasi në një vendim të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut kundër Shqipërisë, ka saktësuar se masat nuk duhet të tejkalojë faktin dhe në asnjë rast nuk mund të konsiderohet e ligjshme, dhe nuk mund të kërkohet ‘arrest me burg’ kur nuk ka asnjë provë që fakton veprimin konkret. Bëhej fjalë për dyshime”, theksoi avokatja Eda Grimci në deklaratën para gjykatës.

Seanca u ndoq nga afër nga deputetët e Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë që kishin mbërritur për mbështetje

Belind Këlliçi dhe Besart Xhaferri denoncuan dhunën policore teksa paralajmëruan se po përgatisin kallëzim penal për veprimet e policisë që dhunuan e arrestuan protestuesit përfshirë edhe të mitur.

Në përfundim të seancës avokati Marash Logu zbuloi skandalin me mashtrimin publik të policisë së shtetit ku tha se mbetën të lënduar 11 efektiv. Ai tha se vetëm 4 punonjës kanë deklaruar vetë se janë të dëmtuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top