Arrestim për blerje vote, Berisha: Simulim i orkestruar nga Vlora Hyseni e Ardi Veliu

Kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas lajmit për një arrestim të dyshuar për blerje votash, duke e cilësuar ngjarjen si një “simulim i pastër” i orkestruar nga strukturat shtetërore për qëllime propagandistike.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Vlora Hysenin dhe Ardi Veliun si organizatorë të këtij inskenimi, në përpjekje për të njollosur opozitën përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Pjesë nga fjala e liderit të PD, Sali Berisha:

Po të garantoj mijë për mijë, kjo është si rasti i Belerit, këto janë simulime sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve sepse e dinë që fluturojë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj, dhe të garantoj se sapo të mësoj emrin e personit që ka marrë pjesë, përjashtohet në mënyrë përfundimtare nga PD.

Përjashtohet si agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i policisë kriminale, nëqoftëse është njëri që e ka bërë.

Pra ai që e ka bërë, unë do ta përjashtoj nga PD si njeri të rekrutuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu. Se e kanë si ekspertë të sigurimit të shtetit të vjetër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top