Armët bërthamore në Bjellorusi, Kremlini: Përgjigje ndaj zgjerimit të NATO-s

Kremlini mbrojti të mërkurën vendimin e tij për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, duke hedhur poshtë kritikat për masën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se aleanca transatlantike e udhëhequr nga SHBA ishte ajo që zgjerohej drejt Rusisë, jo anasjelltas, dhe për këtë arsye Moska duhej të merrte hapa për të mbrojtur sigurinë e saj, shkruajnë mediat e huaja.

“Është NATO ajo që po zgjerohet drejt Rusisë, jo Rusia që po e çon infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufijve të NATO-s”, tha Peskov të enjten, kur iu kërkua t’i përgjigjet vërejtjeve të Stoltenberg.

Stoltenberg tha të mërkurën se masa e Rusisë përgënjeshtroi një deklaratë të përbashkët ruso-kineze që thoshte se vendet nuk duhet të vendosin armë bërthamore jashtë kufijve të tyre.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top