Armëpushimi në Gaza, pritet lirimi i tre pengjeve izraelitë

Këtë të shtunë, pritet lirimi i tre pengjeve izraelitë nga Hamasi.

Emrat e tyre u konfirmuan një ditë më parë nga organizata, e shpallur terroriste nga SHBA dhe BE: Alexander Troufanov , Yair Horn dhe Sagui Dekel-Chen.

Në këmbim, 369 të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite, 36 prej tyre të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 333 të tjerë nga Rripi i Gazës, që u arrestuan pa akuza pas 7 tetorit, sipas Zyrës për Media të të Burgosurve Palestinez.

Ky shkëmbim vjen pas ditësh me tensione dhe frikë për vazhdimin ose jo të armëpushimit në Gaza, që nisi në janar. Të hënën, Hamasi tha se nuk do t’i lironte pengjet, duke akuzuar Izraelin për shkeljen e armëpushimit. Nga ana tjetër, Izraeli tha se do të rifillonte sulmet në Gaza nëse pengjet nuk liroheshin.

Që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar, Hamasi ka liruar 16 pengje izraelitë dhe pesë tajlandezë. Izraeli ka liruar 766 të burgosur palestinezë, sipas Kryqit të Kuq.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top