Armëpushim në Lindjen e Mesme/ Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar sërish në Truth Social për bisedimet e nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad. Trump përsëriti pohimin e tij se SHBA ka shkatërruar ushtrinë e Iranit, duke përfshirë të gjithë marinën dhe forcat ajrore. Ai tha se ngushtica e Hormuzit së shpejti do të jetë e hapur dhe përsërit se cisternat e naftës janë rrugës për në SHBA. BBC shkruan se nën armëpushimin e kushtëzuar dy-javor me Iranin, Trump tha se kishte rënë dakord të pezullonte bombardimet nëse Teherani pranon të rihapë ngushticën.

Teherani bllokoi ngushticën pasi SHBA dhe Izraeli nisën sulme ndaj vendit më 28 shkurt. Ngushtica e Hormuzit është një nga kanalet më të ngarkuara në botë të transportit të naftës, përmes të cilit zakonisht kalon rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top