Armëmbajtje pa leje, dëmtim pasurie e kanosje/ Dalin akuzat pas arrestimit të Gjestit

Këngëtari i njohur Gjesti, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi është arrestuar këtë të mërkurë në Prishtinë. Reperi është dërguar në paraburgim për 48 orë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë” – ka deklaruar policia për mediat e Kosovës.

Një reagim ka bërë edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë që njofton se “me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale “Kanosja” sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë” në bazë të nenit 321 të KPRK-së

Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast. Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afateve ligjore, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top