Armando Broja prezantohet te klubi i ri, firmos për 5 vite te Burnley

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja ka finalizuar transferimin e tij tek ekipi i Burnleyt nga blutë e Londrës për një tarifë të pazbuluar që besohet të jetë 23 milionë paund.

Broja ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare në Turf Moor. “Është një kohë vërtet pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier League. Mezi pres të filloj”, tha sulmuesi kuqezi.

“Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën. Tashmë mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Burnleyt. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh fanelën e famshme të Claret.”

23-vjeçari luajti për herë të parë për Chelsean në vitin 2020 dhe bëri 38 ndeshje për Blutë në të gjitha garat.

Megjithatë, ai luftoi për të qenë pjesë e rregullt e ekipit të parë dhe ka kaluar kohë në huazim te Vitesse Arnhem, Southampton, Fulham dhe Everton në sezonet e fundit.

Broja bëhet blerja e nëntë e Burnleyt këtë verë dhe i bashkohet skuadrës së Clarets para ndeshjes miqësore në shtëpi kundër Lazios këtë fundjavë.

Skuadra e Scott Parker fillon fushatën e saj në Premier League të shtunën, më 16 gusht, teksa do të udhëtojë për në Londër për t’u përballur me Tottenham.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top