Armando Broja, e ardhmja te Milan: Gazzetta tregon edhe formulën për ta marrë nga Chelsea

Te Milan vazhdon puna pa u lodhur për t’i dhënë një sulmues të ri portugezit Paulo Fonseca, praktikisht trajneri i ri i kuqezinjve në pritje të zyrtarizimit. Objektivi numër një është dhe mbetet Joshua Zirkzee, por drejtuesit kuqezinj kanë nuhatur okazion në Premier League dhe ai është Armando Broja.

Në kohën kur për holandezin ‘tymi i bardhë’ nuk duket shumë i largët, edhe pse mbeten detajet e fundit për t’u sistemuar me menaxherin e Zirkzee, Milan kërkon edhe një tjetër pedinë të rëndësishme përpara. Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për sulmuesin e Bolonjës, por kuqezinjtë nuk do të ndalen vetëm tek ish-lojtari i Anderlecht. Pista Broja është kthyer në modë.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare Chelsea po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar. Mund të përfaqësojë një mundësi interesante tregu dhe idea e Milan është huazimi me të drejtë blerjeje. Do të varet shumë edhe nga Europiani që do të bëjë Broja me Shqipërinë, ku sipas të gjitha gjasave, shkodrani do të jetë maja e sulmit e teknikut Sylvinho.

Për krahun e djathtë, Milani gjithmonë shikon nga Premier League. Pas Emerson Royal, drejtori sportiv Moncada kreu gjithashtu një sondazh për Cash, 26-vjeçarin anësor të Aston Villa.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top