Armand Duka: Vendi i parë është objektivi. Shqipëria, ekipi më i shpërblyer në Evropë, djemtë e meritojnë festën

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka folur për Tv Klan pas fitores së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë. Duka shprehur kënaqësinë për këtë sukses, duke theksuar rëndësinë e çdo ndeshje. Ai përsëriti se objektivi është i qartë: vendi i parë në grup. Numri 1 i futbollit shqiptar theksoi se ekipi e meriton të festojë sot.

Duka për mediat
“Çdo ndeshje e Shqipërisë është shumë e rëndësishme, qoftë miqësore dhe jo në një grup si ky. Përgjegjësia për çunat ishte shumë e madhe, sidomos pas ndeshjes ndaj Çekisë. Lojtarët meritojnë më shumë se dy humbjet e fundit.

Ne kemi të njëjtin objektiv, që është vendi i parë. Është një grup shumë i vështirë. Nëse mendojmë se kemi dy ndeshje në shtëpi dhe do të fitojmë, është e gabuar. Duhet dhënë maksimumi. Çunat e meritojnë të festojnë pas kësaj ndeshje. Dy ndeshjet e fundit janë shumë të vështira. Ukraina është ekipi më me kualitet, ndonëse kanë vetëm 3 pikë. Uroj që çunat t’i kemi mirë dhe të na kthehen ata që munguan.”, tha Duka.

Kreu i futbollit në vend, zbuloi një bisedë me Dakun dhe trajnerin Silvinjo pas ndeshjes. I pyetur për premion, theksoi se Shqipëria është ekipi më i shpërblyer në Evropë.

“Nuk më intereson sa ndeshje ta humbur Gjeorgjia, por më intereson fitorja jonë. Ne nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, sepse nuk jemi Spanja. Ky është futbolli. Padyshim që ka edhe ditë jo. Shpresoj që shumica e ditëve të jenë pozitive. Ne kishim shumë emocione. Janë emocione që nuk shmangen në futboll. I thashë Dakut, që ta kishte bërë atë gol dhe do ishim më të çliruar. Ndërsa Silvinjo më tha se kështu shijon më shumë.

Ekipi ka premio për objektivin vendi i parë. Skuadrën nuk e motivon premio. Fanella të motivon shumë, sidomos në këto kushte që vinim pas një humbje. Ekipi e kishte peng humbjen në Tiranë. Padyshim që nuk mungojnë edhe shpërblimet. Mendoj se ekipi jonë është më i shpërblyeri në Evropë.”, deklaroi Duka.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top