Arlind Qori i përvishet Veliajt: “Nuk duam kapitalizëm si në Amerikë”

Erion Veliaj deklaroi së fundi, gjatë një takimi me socialistët në Dajt, se Shqipërisë nuk duhet kapitalizëm i egër si ai në Amerikë. Por këtë hipokrizi pa fre duket se nuk e ka duruar dot drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori. Ai reagoi sot ndaj kryebashkiakut të cilin e etiketoi ogiçi i Ramës në bashkinë e Tiranës. Ai postoi një status me 10 këshilla Veliajt, që do ta bënte Veliajn të dukej realisht i majtë siç pretendon se është.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Sa herë ndihet keq, Edi Rama nxjerr ogiçin e tij të Bashkisë së Tiranës që të bëjë si i majtë. Ndoshta e shqetëson potenciali i Lëvizjes BASHKË.

“Nuk na duhet kapitalizëm i egër si në Amerikë.” – ka thënë sot Erion Veliaj. Meqenëse unë kam ca njohuri për domethënien e së majtës, po i çoj 10 këshilla nga larg:
1. Mjaft me leje për kulla!
2. Ndërto shkollat që ke premtuar e gënjyer çdo fushatë, duke nisur nga Astiri!
3. Ndërto korsi të dedikuara autobusësh dhe shërbim publik transporti!
4. Ndërto banesa sociale cilësore e të mjaftueshme!
5. Ndërto ujësjellësin e ri e të stërpremtuar të kryeqytetit!
6. Mos jep leje ndërtimi te Parku i Liqenit! Boll njerëz po vdesin nga ndotja e ajrit edhe kështu.
7. Krijo hapësirë publike për fusha sportive!
8. Mos i detyro punonjësit e bashkisë të të shpërndajnë postimet!
9. Dorëzohu në prokurori për vjedhjen epokale të inceneratorit të Tiranës dhe lejet mbytëse të ndërtimit në Tiranë!
10. Në burg lexo libra, dhe ndoshta do të vijë dita kur të kuptosh edhe domethënien e së majtës, edhe se çfarë i ke bërë këtij populli e këtij qyteti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top