Arlind Qori i mbyll derën koalicionit me Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin: Na ndan oligarkia

Drejtuesi i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori i ka mbyllur derën një bashkëpunimi të mundshëm me 2 partitë e tjera të vogla, |Nismën Thurje” të Endri Shabanit dhe “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Sipas tij, ajo që e ndan “Lëvizjen Bashkë” me këto parti janë denoncimet ndaj oligarkëve, teksa shtoi se nuk mund të bëjë koalicion me njerëz që duan të bashkëpunojnë jo vetëm me të, por edhe me Bashën e Alibeajn.

“Lëvizja Bashkë ka disa kritere që na e pamundësojnë bashkëpunimin me ato parti që e kanë qeverisur Shqipërinë, apo kanë dalë nga parti që e kanë qeverisur Shqipërinë.

Kur vjen punë te partitë që përmendët (Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet), këtu kemi dy probleme, një është pak më sipërfaqësorë, jam pak skeptik për njerëz që kërkojnë të bashkëpunojnë edhe me mua edhe me Bashën, apo Alibeajn.

Tjetra, ka të bëjë më qëndrimin ndaj oligarkisë ekonomike. Ose evidentojmë problemin në tërësinë e vet, ose nuk ka sens të merresh me Ramën dhe Berishën dhe jo me ata që i financojnë dhe që vjedhin me zotin Rama dhe zotin Berisha. Të bësh këtë që bën lëvizja Bashkë ka rreziqe, më e dukshmja është përjashtimi nga media. Ne mbajmë kosto për këtë. Unë kam mbi një vit nuk marr ftesë nga Top Channel, Klan, ABC.

Në mediat në Shqipëri, ftohen çdo ditë 300-400 vetë, them si ka mundësi që nuk gjendet vend për përfaqësuesit e Lëvizja Bashkë?

Kjo ka të bëjë me qëndrimin tonë ndaj oligarkisë ekonomike dhe politikës. Nëse flet me çerek zëri ndaj tyre, ose ua ke frikën, ose kërkon të bësh ujdi me ta. Një njeri që do dorën time, nuk mundet që dorën tjetër ta mbajë rezervë për Samir Manen, Shefqet Kastratin, Ramën, Bashën, etj. Unë nuk kam besimin në momentin që flasim, se parti të tjera kanë këtë lloj konseguence. Deri tani nuk shoh partner të denjë për të shkuar përpara”, tha Qori në MCN.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top