“Të kishe vdekur në fushë”: Arlind Ajeti kujton çfarë i tha De Biasi me Francën: “Po ndodhi nuk dal më”

Arlind Ajeti është kthyer titullar me kombëtaren pas një mungese të gjatë, duke koleksionuar dy porta të paprekura. Kundër Republikës Çeke qendërmbrojtësi luajti për 90 minuta në krah të Gjimshitit, duke zëvendësuar Ismajlin e dëmtuar. Në miqësoren me Bullgarinë luajti 45 minuta me Mihajn si partner në qendër të mbrojtjes.

E tani, Ajeti duket se ka hedhur kandidaturën për të qenë në Gjermani, në finalet e Europianit, që do të ishte i dyti për 30 vjeçarin e Basel: “Mendoj se eksperienca në këtë pikë duhet të ketë ndonjë rëndësi. Ishte bukur atëherë, do të jetë bukur përsëri. Të shohim sepse ka kohë, por unë jam gati dhe shpresoj të jem”.

E pikërisht nga 8 vite më parë 30 vjeçari kujton episodin me De Biasin, kur u dëmtua në fund të ndeshjes me Francën, që pas daljes së tij shënoi dy herë duke marrë fitoren. Atëherë, tekniku i tha ‘të kishe vdekur në fushë’, por Ajeti nuk mundi t’i luante ato minuta të fundit. E tani, duket se ka ndryshuar mendim: “Nëse do të përsëritet rasti nuk dal më”, pohoi duke qeshur Ajeti.

I fortë në markimin individual dhe imponues në luftën në ajër, Arlind Ajeti duket se tashmë e ka fituar besimin e Sylvinho, për momentin zgjedhje e parë e dyshes titullare Ismajli-Gjimshiti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top