Ariana Grande thyen heshtjen mbi komentet për trupin e saj

Në prag të premierës së pjesës së dytë të filmit Wicked, ku Cynthia Erivo dhe Ariana Grande luajnë rolet kryesore, rrjetet sociale janë mbushur me komente për pamjen fizike të të dyja artisteve.

Shumë përdorues kanë spekuluar mbi pamjen e tyre, madje duke aluduar për probleme serioze shëndetësore ose psikologjike. Por Ariana Grande ka qenë e prerë në reagimin e saj.

Në videon e publikuar në rrjetin e saj social, Ariana tregon se që në moshë të vogël ka dëgjuar komente për fizikun e saj, por tani dëshiron të jetë shumë e qartë: këto komente nuk janë të mirëpritura.

Artistja shpjegon pse i konsideron të rrezikshme komentet për trupin e të tjerëve:

“Në shoqërinë e sotme ekziston një lloj komoditeti që nuk duhet ta kemi: ai i të komentuarit të trupit të dikujt tjetër, të fizikut të tyre, asaj që mendojmë se ndodh pas kuintave, shëndetit të tyre apo mënyrës si paraqiten… dhe mendoj se kjo është vërtet e rrezikshme.”

Ariana nënvizon se ky fenomen shkon përtej rasteve individuale – është një normë e përhapur që dëmton të gjithë: nga spekulimet për shëndetin, te etiketimi i trupave si “të duhura” apo “të gabuara”.

Në vitin 2023, ajo reagoi ndaj valës së krahasimeve mbi trupin e saj, duke treguar se periudha kur shumë njerëz mendonin se dukej “më e shëndetshme”, ishte në fakt një nga stadet më të vështira të jetës së saj:

“Isha duke marrë shumë antidepresantë, pija alkool, ushqehesha keq dhe isha në pikën më të ulët të jetës sime, pikërisht atëherë kur disa mendonin se dukesha më ‘e shëndetshme’. Në të vërtetë, nuk isha aspak.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top