Ariana Grande i jep fund martesës me Dalton Gomez?

Ariana Grande vazhdoi të nxiste aludime se martesa e saj me bashkëshortin Dalton Gomez është në krizë.

Artistja u fotografua në finalen e meshkujve të Wimbledon të dielën pa pa unazën e saj të martesës. Grande, e cila ishte ulur mes Andrew Garfield dhe Jonathan Bailey, reagoi ndaj momenteve gjatë ndeshjes duke mbuluar gojën me dorën e djathtë ndërsa dora e saj e majtë mbështetej në prehrin e saj.

Hera e fundit që këngëtarja “God Is a Woman”, u pa me unazën e saj të martesës në publik ishte në prill në koncertin e Jeff Goldblum në Londër. Pas paraqitjes së saj , fansat reaguan në Twitter. “Thjesht dua të di nëse dikush tjetër ka vënë re se nuk ka unazë??” një person ka postuar në Twitter. “Akush tjetër nuk e vuri re që #ArianaGrande nuk e ka mbajtur unazën e saj të martesës?” tha një tjetër.

Grande ka qenë e zënë gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm “Wicked”, i cili është pezulluar për shkak të grevës së aktorëve. Ajo ka qenë gjithashtu relativisht e qetë në rrjetet sociale, megjithëse unaza e saj ka munguar dukshëm në postimet e saj muajt e fundit.

Megjithatë, krijuesja e hitit “7 Rings” ndau disa foto me bashkëshortin e saj në maj për të festuar përvjetorin e dytë të martesës. “Unë e dua shumë atë”, shkroi ajo një foto bardh e zi nga dita e tyre e dasmës në Story-n e saj në Instagram. Asokohe ajo sqaroi gjithashtu se ata kishin tre vite e gjysmë bashkë. Dalton dhe Ariana u martuan në vitin 2021 në një ceremoni të qetë në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni. Ajo më parë ishte në lidhje me Pete Davidson, Big Sean dhe të ndjerin Mac Miller.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top