Argita Malltezi: Zgjatja e arrestit shtëpiak për liderin e opozitës synon djegien e mandatit të tij

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, në një konferencë për mediat, ka komentuar masën e sigurisë arrest shtëpie të dhënë nga SPAK për ish-kryeministrin.

“Vendimi që daton 29 mars të këtij viti zgjat afatin e hetimit deri në korrik të vitit 2024, ndërkohë që nuk sjell asnjë provë të re, përveçse një ripërmbledhje të atyre që janë paraqitur në vendimin e gjykatës të tetorit. Vetëm në 8 rreshta është argumentimi se pse po zgjaten hetimet. Argumentimi nuk ka asgjë konkrete, veç thuhet se çështja është komplekse dhe na duhet më shumë kohë. Duke qenë në fazë hetimi, lideri i opozitës rri në arrest shtëpie, po ashtu edhe Jamarbër Malltezi, pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë argument, thjesht me vendim të SPAK-ut. Ky është de facto zgjatje e masës së arrestit shtëpiak sepse i tillë është urdhri i Edi Ramës. Kjo është një strategji e mirëmenduar dhe kriminale e SPAK që synon vetëm humbjen e mandatit të Sali Berishës në Kuvend dhe goditjen e opozitës në një vit elektoral,” tha Malltezi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top