Argita Malltezi: Vë në dyshim standardin e dyfishtë të kësaj godine

Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme ndërsa në një deklaratë për mediat pas daljes, ajo dha detaje nga çfarë ndodhi brenda godinës. Malltezi u thirr në SPAK në lidhje me kallzimin e bërë në SPAK, më 19 tetor nga ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka e cila ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.

Pas daljes Malltezi tha se SPAK ka vendosur mbylljen e procedimit. Ajo shtoi se pyeti a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Malltezi tha se vë në dyshim standartin e dyfishtë godinës së SPAK.

“Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Pyeta a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon nuk e kam, SPAK pse nuk ka pse ta tjerrë. Të thotë SPAK që nuk ekziston.

Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë. I jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar.

Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standartin e dyfishtë të kësaj godine këtu.
Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete”, tha Malltezi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top