Argita Malltezi: Po mbahet në arrest me argumentin e rrezikut të ikjes, hetimi pasuror ndaj tij ka 4 vjet që nisur

Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berishës ka organizuar një konferencë për mediat bashkë me avokatët e tij. Malltezi tha se si Berisha dhe si bashkëshorti i saj janë të burgosur politik. Sipas saj masa e tyre “arrest në shtëpi” po vijohet me argumet se ekziston rreziku i ikjes, sepse kanë mundësi financiare për të ikur.

Ajo shtoi më tej se arsyetimi se Berisha po mbahet nën hetim për shkak të nisjes së hetimit pasuror, nuk është i vërtetë pasi hetimi hetimi ndaj kreut të PD ka 4 vjet që ka filluar.

Argita Malltezi: Baza për të cilën kërkohet vijimi i masës së arrestit është ekzistenca e rrezikut për ikjen. Në parlament SPAK deklaroi në fakt se masa e arrestit ndaj Berishës po vendoset sepse nuk ka respektuar masat e para. Më pas me urdhër politik, ndryshoi vallja dhe SPAK ngre këtë pretendim.

Gjykata është e detyruar të thotë si provohet rreziku i ikjes. Asnjë provë nuk ka. SPAK thotë se ekziston rreziku i ikjes sepse kanë mundësi financiare për të ikur. Ky është argumenti që jep SPAK. Janë dy persona që vuajnë dënimin në mënyrë individuale, Jamarbër Malltezi është në arrest shtëpie që në 20 tetor, Sali Berisha është në arrest që në 30 dhjetor. Për të dy është i njëjti argument, kanë mundësi financiare për të ikur.

Nuk është e vërtetë se Berisha po mbahet nën hetim se paska filluar tani hetimi pasuror ndaj Berishës, hetimi pasuror ka 4 vjet që ka filluar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top