Argita Malltezi deklaratë/ Tentativë për të larë fytyrën e gjyqtares Irena Gjokës

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Argita Malltezi, e cila ka deklaruar se ekziston një video ku magjistratja Irena Gjoka negocionte me një ish-deputet të PS-së për marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese, u shpreh për mediat se Prokuroria e Posaçme vendosi që të mbyllë procedimin.

Ajo deklaroi për mediat se pyeti SPAK nëse ekziston një video e tillë, që sipas saj është gjetur rastësisht në banesën e një gazetari të larguar nga Shqipëria, ndërsa deklaroi se vetë nuk i disponon pamjet.

“Kanë vendosur mbylljen e procedimit. Pyeta e a ekziston një video e tillë, a e disponon SPAK një video të tillë që e ka gjetur rastësisht në shtëpinë e një gazetari të larguar nga Shqipëria. Videon nuk e kam, SPAK pse nuk ka pse ta tjerrë. Të thotë SPAK që nuk ekziston”, u shpreh Malltezi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top