Argita Berisha në Kuvendin e PD: Rrezikojmë të biem në diktaturë

E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur fjalën përshëndetëse gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar që po mban Partia Demokratike e Rithemelimit.

Malltezi thotë se të gjithë gabuan kur menduan se me rrëzimin e diktaturës e kryen misionin e tyre duke parë rrugën e tyre të ngushtë si më të rëndësishme se ajo e përbashkët.

Malltezi thotë se “çrrënjosja e shpresës nga vargonjtë e krimit, do të jetë arritja e dytë madhore e brezave që dikur ditën të rrëzojnë një diktaturë.”

Kjo detyrë, thotë ajo, i takon këtij brezi, që t’u mësojnë fëmijëve si të përballen, pasi ata sipas saj do të jenë “një ushtri të frikësuarish të shpërndarë nëpër botë pavarësisht sa të pasur a të shkolluar do të jenë.”

Argita Malltezi: Pyes vetën përsëri çfarë na ndodhi pra. Në cilën pikë gabuam që jemi në këtë gjendje. Ndoshta se në një momenti thamë vetes se misioni ynë u krye, se rruga jonë e ngushtë janë më të rëndësishme se rruga e përbashkët e të gjithë neve, se nuk kemi mundësi apo nuk ia vlen të ngresh zërin për çdo gjë, apo për një të keqe që nuk të prek në një moment të caktuar.

Kur u mbushën qelitë nga faturat e papaguara të dritave ne nuk pamë se e keqja do të kërciste në dyert e atyre që s’ishin konsumatorë, por gjeneratorët e energjisë.

Kur spitalet tona ndaluan së ofruari ilaçe, ne nuk ngritëm, por zgjodhëm alternativën e largimit jashtë vendit.

Kur pushteti ndërhyri në çdo të dhënë personale do kish’ qenë në dinjitetin tonë që të tundnim nga themelet këtë kalbësirë që na imponohej, por ne u tutëm dhe thamë, këta të bëjnë çdo gjë.

Popujt që flenë në demokraci rrezikojnë të zgjohen në diktaturë.

Ne kemi ditur të ngrihemi por lejuam të keqen që erdhi nga kreu të shtrihej dhe sot e gjejmë veten të mbërthyer.

Nëse nuk u mësojmë fëmijëve tanë se si të përballen ata do të jenë një ushtri të frikësuarish të shpërndarë nëpër botë pavarësisht sa të pasur a të shkolluar do të jenë.

Nëse sot shpresa është vrarë është detyra jonë ta kthejmë atë.

Kjo kërkon që ne të ngrihemi edhe njëherë. PD ka qenë partia e frymës. Jam e bindur se nevoja për të sjellë shpresën tejkalon interesat politik, sot është koha e aksionit për çdo njeri.

Çrrënjosja e shpresës nga vargonjtë e krimit, do të jetë arritja e dytë madhore e brezave që dikur ditën të rrëzojnë një diktaturë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top