Milani po rrit interesimin për sulmuesin e Manchester United, Rasmus Hojlund, pasi raportimet nga Italia pretendojnë se skuadra e Premier League është e hapur për çdo marrëveshje të mundshme që përfshin një formulë huazimi.
Sipas asaj që është raportuar nga Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, interesi i Milanit varej para së gjithash nga fakti nëse skuadra e Ruben Amorim do ta pranonte largimin e lojtarit në formë huazimi – me një opsion ose detyrim të mundshëm për ta blerë lojtarin, transmeton GazetaBlic Sport.
Raportet sugjerojnë se Rossonerët do të preferonin të arrinin një marrëveshje për një huazim me detyrim blerje, duke u lejuar atyre të shpërndajnë koston dhe të mos marrin përsipër të gjithë barrën financiare këtë verë.
Arsyeja për largimin e mundshëm të Hojlund është kryekëput blerja e re e Manchester United, sulmuesi slloven Benjamin Sesko nga RB Leipzig.