Arboleda nuk gjendet askund, iku nga Sao Paulo pa leje: u zhduk në shenjë proteste

Në Brazil ka shpërthyer një rast i vërtetë rreth Robert Arboleda, i cili është larguar nga Sao Paulo pa pasur asnjë leje dhe aktualisht rezulton i zhdukur. Askush nuk e di se ku ndodhet lojtari tani: ai është kthyer në Ekuador disa ditë më parë në shenjë proteste dhe që nga ai moment ka humbur gjurmët, madje edhe për menaxherin e tij që po e kërkon së bashku me skuadrën. Në janar ai donte të shitej, por transferimi nuk u realizua dhe reagoi duke u kthyer në vendin e tij pa bërë të ditur vendndodhjen e saktë.

Arboleda ka humbur gjurmët
Çështja daton që nga merkatoja e janarit, e cila krijoi pakënaqësi mes Arboleda dhe Sao Paulos, skuadrës me të cilën luan që nga viti 2017. Pas pothuajse dy vitesh ai kishte vendosur të largohej, por nuk iu plotësua dëshira, ndaj u kthye në Ekuador në shenjë proteste pa pasur autorizim nga brazilianët. Sipas faqes Lance!, as menaxheri i tij nuk e di ku ndodhet në këtë moment, një situatë e çuditshme që ka ngritur alarmin në Brazil, ku të gjithë janë të shqetësuar. Dikush e ka parë në qytet teksa ishte me disa miq nëpër lokale nate, por askush nga rrethi i tij apo nga klubi nuk ka arritur ende të kontaktojë me të.

Të shtunën lojtari duhej të paraqitej në grumbullimin para ndeshjes për t’u stërvitur dhe për të marrë pjesë në ndeshjen kundër Cruzeiro, por nuk iu përgjigj telefonatës dhe mungoi në seancë. Sao Paulo nuk arriti ta gjente dhe kërkoi ndihmën e menaxherit të tij, por as ai nuk arriti të lokalizojë vendndodhjen e tij dhe të flasë me të. Arboleda ka vendosur të vazhdojë protestën e tij duke u zhdukur nga radarët pa autorizim, duke krijuar një mister të vërtetë. Edhe trajneri i tij Roger Machado u shfaq i habitur në konferencën e fundit për shtyp: “Ishte i grumbulluar, por nuk u paraqit. Në atë moment ia raportuam çështjen drejtuesve. Ishim të shqetësuar, sigurisht. Duke mos ditur çfarë kishte ndodhur, ishim në ankth”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top