Arbjan Mazniku u thirr në SPAK për dosjen “5D” të drejtorëve të bashkisë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK pas fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen 5D.

Mazniku është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Mazniku prej pak kohësh mban rolin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, ndërsa më herët ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Restoranti “The Home” i bashkëshortes së tij dhe bashkëshortes së Endri Fugës dyshohet të jetë pjesë e hetimeve.

Përfitimet abuzive dyshohen në qindra-mijëra euro.

Të dhënat tregojnë se një kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top