Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj ka dalë nga SPAK pas disa orësh që është marrë në pyetje. Gjatë daljes ai u tha gazetarëve se kishte ardhur vullnetarisht në SPAK për të shprehur gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë institucion.
Ky është i njëjti version që edhe vëllai i tij, Erion Veliaj ruajti në paraqitjet e tij të para në SPAK, por që rezultoi një gënjeshtër pasi prokurorët i publikuan në media fletën e thirrjes.