Arbër Hajdari zbulon bisedën me Luizin në prapaskenë

Opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari, i ftuar në “Ftesë në 5” , ka folur në lidhje me dinamikat e edicionit të dytë.

Ai ka treguar se me Luizin është takuar disa herë edhe në ambientet e “Top Channel”, ndërsa moderatorja nuk ka ngurruar ta ngacmojë se për çfarë biseduan në prapaskenë.

“Me Luizin jam takuar disa herë, edhe te festa edhe më pas. Jo ishte një vijim i një bisede, që kemi fol edhe disa ditë më përpara.

Sigurisht se edhe Luizi, si banorët e tjerë më përpara, ka kuptuar që brenda këtij programi nuk ka asgjë personale, thjesht për veprime të ndryshme kemi ndarë mendime të ndryshme. Kjo është e bukura e atij programi, që pavarësisht se ndajmë mendime të ndryshme, jetojmë në harmoni”, ka thënë Arbër Hajdari.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top