Alvaro Arbeloa po kalon një moment pozitiv në pankinën e Real Madrid: dje ka konsoliduar vendin e parë në La Liga pas fitores në derbi kundër Atletico Madrid, ndërsa disa ditë më parë kishte eliminuar Manchester City në Champions League. Trajneri i “Blancos” ka tërhequr vëmendjen e mediave duke veshur në pankinë një xhaketë varsity prej lëkure të firmës Louis Vuitton me vlerë 3.900 euro.
Veshja luksoze, një riinterpretim i xhaketës klasike universitare amerikane në lëkurë viçi blu të errët me detaje me logo, ka gjeneruar një “rritje të menjëhershme të vizitave në faqen e markës” menjëherë pas ndeshjes, duke konfirmuar se trajneri Arbeloa po vendos standarde edhe në stil.

Arbeloa
A është kjo një përgjigje ndaj “këmishës së druvarit” të teknikut Guardiola, e cila ishte bërë virale pikërisht gjatë ndeshjes kundër Real Madrid?
Guardiola tiene que salir del city ya
Esa camisa no tiene perdón pic.twitter.com/AxybTNQbhV— Paco prieto (@karakono1) March 17, 2026