Araujo e bën dallimin, Barcelona fiton në “frymën e fundit” ndaj Gironas

Barcelona ka shënuar fitore të vonshme në përballë Gironës në derbin katalanas, që përfundoi me rezultatin 2–1.

Një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë duele fizike, ku të dyja skuadrat kishin momente dominimi, por mungoi efikasiteti në fazën sulmuese.

Skuadra e Xavit e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Pedrit, i cili përfitoi nga një pasim i saktë i dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje të ulët brenda zonës.

Girona reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 20-të me Axel Witsel, pas një asistimi të Arnau Martinez. Belgu u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i devijuar dhe për ta shtyrë në portë me kokë, duke i dhënë fund epërsisë së vendasve.

Pjesa e dytë solli një lojë më të hapur, me raste në të dyja anët – Raphinha dhe Lewandowski për Barcelonën, ndërsa Girona rrezikoi me disa kundërzbritje – por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kur të gjithë prisnin fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, De Jong asistoi për Ronald Araujon, i cili e mposhti portierin mysafir dhe ia siguroi katalunasve pikët e plota (90+3’).

Kësisoj Barcelona merr kreun me 22 pikë, një mbi Realin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Girona zë vendin e 19-të me gjashtë sosh./Telegrafi/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top