Aplikimi për kreun e BKH shtyhet, ja sa aplikime janë bërë deri tani

Aplikimet për kandidaturat për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë të hapura edhe sot deri në orën 16.00.

Afati i fundit ishte e premtja, po u shty për shkak se ishte pushim zyrtar prej festës së Kurban Bajramit.

SPAK pritet të ketë sot gjatë ditës një njoftim zyrtar në mbyllje të afatit të aplikimeve, ku pritet të bëhen publik edhe emrat që kanë shprehur interes për të garuar për kreun e BKH-së, me një mandat 5-vjeçar.

Dy nga emrat që janë mësuar deri më tani, janë ish-drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe Joni Keta, aktualisht zëvendësdrejtor i BKH-së.

Procesi zhvillohet në SPAK nga komisioni i përzgjedhjes me 3 prokurorë, Altin Dumani, Altin kraha dhe Behar Dibra.

Aida Hajnat i përfundon mandati më 31 gusht. Ajo gëzonte të drejtën të garonte për tu riemëruar në një mandat t tyre, por nuk i dorëzoi dokumentacionet.

Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryhet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i pasurisë dhe testi i poligrafit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top