Capello e Ronaldo: “U detyrova ta largoj nga Real, merrte shumë lojtarë në vilë”

Fabio Capello ka pasur nderin të drejtojë skuadra “galaktike” gjatë karrierës së tij. Sidomos Real Madrid, i mbushur me kampionë të jashtëzakonshëm, të aftë të fitonin dhe të dhuronin spektakël në “Bernabéu”. Por përveç kësaj, ai ka drejtuar edhe Milanin, Romën – me të cilën fitoi titullin e fundit në historinë e klubit verdhekuq – dhe Juventusin. Gjatë një interviste për RSI në programin LARMANDILLO, me rastin e episodit të parë të sezonit të dytë të podcast-it, Capello foli për gjithçka.

Përveç temave aktuale, ai foli edhe për Juventus dhe ndryshimet në pankinë, por sidomos për të kaluarën e tij te Real Madrid. Një eksperiencë e rëndësishme, ku iu desh të menaxhonte një grup fenomenesh, kampionësh të mëdhenj – Galaktikët – të cilët shpesh ishin më të vështirë për t’u menaxhuar sesa për t’u stërvitur.

Njëri prej tyre ishte Ronaldo “Fenomeni”, të cilin Capello e cilëson si lojtarin më të mirë që ka trajnuar, bashkë me Roberto Baggio. Por, përkundër talentit të jashtëzakonshëm, ai u detyrua ta largonte nga skuadra: “Arriti të peshonte 94 kg dhe sërish Milani vendosi ta marrë, pavarësisht se çfarë i thashë Berlusconit”.

Capello: “Ronaldo duhej të largohej që të fitonim kampionatin”

Capello u pyet pikërisht për Ronaldon dhe për sfidën e menaxhimit të një kampioni të tillë: “Lojtarët më të mirë që kam trajnuar janë Roberto Baggio dhe Ronaldo. Por Fenomenin u detyrova ta largoj për të fituar kampionatin. Peshonte 94 kg dhe përpiqesha ta menaxhoja, por… nuk ishte e mundur.”

 

Pas largimit nga Real Madrid, Ronaldo u transferua te Milan. Para se të nënshkruante, drejtuesit e klubit i kërkuan mendim teknikut Capello: “Nuk e ‘shita’ te Milan, madje i thashë gjithçka presidentit Berlusconi. Por menduan se kishin të drejtë ata dhe jo unë, që e kisha larguar”.

Pse u largua Ronaldo nga Real Madrid?

Por cila ishte arsyeja e vërtetë e largimit të brazilianit Ronaldo? Capello shpjegoi se nuk bëhej fjalë vetëm për peshën e tepërt apo për gjendjen fizike. Në studio ai u krahasua me Adriano te Inter, për shkak të jetës së tij private jo shumë të disiplinuar. Capello sqaroi: “Ti po më flet për Adrianon si individ, që nuk bënte një jetë të përshtatshme për një atlet. Ndërsa Ronaldo sillte shumë lojtarë në vilën e tij dhe situata bëhej shumë më e ndërlikuar. Pikërisht për këtë arsye, me keqardhje, mora atë vendim”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top