Apeli zbardh vendimin e plotë për vulën e PD: Alibeaj nuk kishte tagër për të bërë ankimim

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin e plotë me anë të të cilit i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës dhe grupit të tij të deputetëve, duke e hequr nga Lulzim Basha.

Sipas Gjykatës së Apelit, ankimimi i Enkelejd Alibeajt është quajtur i pavlefshëm, pasi në kohën që ka dorëzuar ankimimin, nuk ka patur asnjë tagër, pais autorizimi për të i lëshuar nga Lulzim Basha ka marrë fund kur ky i fundit dha dorëheqjen si kryetar i partisë.

“Ankimi kundër vendimit nr.3, datë 25.03.2023 është nënshkruar nga z.Enkelejd Alibeaj, si përfaqësues me autorizim i kryetarit të PDSH-së. Bashkëngjitur ankimit është dhe autorizimi i datës 15.09.2021 i lëshuar nga z. Lulzim Basha. Gjykata e apelit vlerëson se autorizimi i datës 15.09.2021, nuk ka pasur efekte juridike pas datës 21.03.2022, kur z.Lulzim Basha ka hequr dorë publikisht nga funksioni i kryetarit të PDSH-së. Në këto kushte përfaqësuesi i tij, z.Enkelejd Alibeaj, nuk ka patur tagrin për të hartuar e nënshkruar ankimin e datës 04.04.2022 për këtë çështje.

Gjykata e apelit vlerëson se pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të PDSH z. Lulzim Basha nuk është kryer në formën shkresore dhe as ka gjetur pasqyrim në regjistrin e partive politike, është një fakt i njohur botërisht dhe i pranuar dhe nga organe të tjera administrative dhe gjyqësore vendimmarrëse në procesin zgjedhor.

Sipas vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të KAS të lënë në fuqi me vendimin nr.5 datë 27.03.2023 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, PDSH është përfaqësuar në zgjedhjet vendore të vitit 2023 me nën/kryetar z. Enkelejd Alibeaj, për shkak se është pranuar që kryetari z.Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje në datë 21.03.2022. Nga këto akte provuese, provohet se z. Lulëzim Basha nuk ka qenë organi që përfaqëson juridikisht tek të tretët PDSH-në, në momentin e regjistrimit të ankimit 04.04.2022, pasi është njohur dorëheqja e tij në datë 21.03.2022.”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Vendimi i formës së prerë për vulën dhe logon e Partisë Demokratike u mor pas 3 viteve seancash gjyqësore mes grupimit të Bashës dhe Rithemelimit. Pas këtij vendimi, disa prej deputetëve të Bashës iu bashkuan Berishës, ndërsa disa të tjerë u larguan nga Grupi Parlamentar i PD-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top