Apeli kyç në burg Oltion Bistrin, i konfiskon dhe pasuritë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales, Oltion Bistrin, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite heqje lirie.

Trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën ta dënojnë edhe për pastrim parash e korrupsion pasiv.

Sipas vendimit, për veprën penale të korrupsionit, Bistrit i është caktuar dënimi me 5 vite burgim, ndërsa për pastrimin e produkteve të veprës penale është dënuar me 7 vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, masa përfundimtare e përcaktuar nga gjykata është 11 vite burgim. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 7 vite e 4 muaj burgim.

Gjykata e Shkallës së Parë i kishte rrëzuar këto akuza dhe si rezultat Bistri u dënua me 3 vite burg.

Me vendimin e sotëm, Bistrit i konfiskohen edhe pasuritë.

Me vendimin e Apelit të Posaçëm, atij i konfiskohen 1 milion euro pasuri, 3 apartamente dhe 2 biznese, të cilat Shkalla e Parë më herët ia kishte kthyer.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top