Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon. Dosja kthehet për rigjykim

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës gjykatë. GJKKO e kishte dënuar Bllakon me 4 vite burg, dënim i cili u ul nga gjykimi i shkurtuar në 2.8 vite.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimimin e vetë të pandehurit, lidhur me vendimin nr. 22, datë 11.03.2025, të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO.

Në përfundim, Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë, duke urdhëruar dërgimin e akteve për rigjykim në një kolegj tjetër të së njëjtës gjykatë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top