Apeli i Posaçëm i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun, e cila ishte vendosur më 19 nëntor të vitit të kaluar kohë kjo kur ajo mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Mbrojtja pretendonte se masa nuk duhej të zbatohej pasi Balluku nuk mban më asnjë nga këto funksione.
Belinda Balluku akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera” ndërsa Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ më 19 nëntor të vitit të kaluar.