Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hedhur poshtë sërish kërkesën e Berishës dhe Malltezit për ndryshim të masës së sigurisë. Kërkesa u paraqit prej avokatëve në seancën e informacioneve dy mujore ku u kërkua dhe heqja e masës e cila u hodh poshtë.
Në dalje nga GJKKO, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj akuzoi sërish Prokurorinë e Posaçme duke thënë se po sillet si një parti politike.