Apeli i GJKKO vendos sot për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot vendimin për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, njëherësh i votuar si deputetet i Greqisë në Parlamentin evropian kërkon pafajësi. Nga ana tjetër SPAK kërkon të mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg.

Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Ndërkohë në 5 mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top