José Mourinho thyen heshtjen e rrjeteve sociale pasi u konfirmua skualifikimi i tij me dy ndeshje. Gjykata sportive e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për përplasjen me zyrtarin e katërt Serra gjatë ndeshjes Cremonese-Roma. Trajneri i verdhekuqve ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re.
Një foto me krahët e kryqëzuar pak poshtë fytyrës, duke treguar një byzylyk dhe një orë. Me sa duket një postim i thjeshtë me temë ‘reklamimi’, i plotësuar me falënderime për sponsorët. E megjithatë, shumë e kanë identifikuar si një ringjallje të gjestit të prangave. Gjest që Mourinho e përdoruri në kohën e Interit, në barazimin me 9 lojtarë kundër Sampdorias në San Siro, në vitin 2010. Një sinonim i një padrejtësie të pësuar. Një mesazh që i entuziazmoi tifozët verdhekuq, që janë të gjithë në krah të Special One.
POSTIMI I MOURINHO