Anulohet televotimi/ Vjen Zarfi i Zi në “BBV”, pasi Gerta e bëri për spital Gjestin

Një Zarf i Zi ka mbërritur mesnatën e kaluar në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”, ku njoftonte banorët për anulimin e televotimit të kësaj jave dhe se zarfi do të hapet gjatë spektaklit të së martës.

Vendimi i produksionit ka ardhur pas episodit të regjistruar gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës. Teksa Gjesti po festonte me shishen e shampanjës, Gerta Gixhari e ndoqi nga mbrapa dhe më pas i hodhi gotën me alkool në fytyrë, ku alkooli përfundoi në sy të tij.

Gjendja shëndetësore e Gjestit u përkeqësua, por në një moment u kthye sërish dhe po debatonte me Gertën për veprimin e saj. Por, Gerta nuk u ndalua me rastin e parë, por për të treguar “të fortën”, mori gotën me alkool dhe ia hodhi sërish në fytyrë Gjestit.

Mjekët erdhën në shtëpinë e “Big Brother Vip”, por për shkak se gjendja e syve të Gjestit u përkeqësua dhe u dërgua në spital, ku këngëtari u rikthye sërish pas shërimit.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i produksionit për gjestin aspak të hijshëm të Gertës, ku nga një pjesë e mirë e banorëve u konsiderua si veprim dhunues.

Në televotimin e kësaj jave që u anulua ishte Gerta, Loredana, Indriti, Tiri dhe G Bani.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top